United Hospital

Kosova në Maratonën e Vjenës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Disa garues nga Kosova do të marrin në Maratonën e Vjenës në Austri, garë që do të mbahet më 10 prill.

Kosova në këtë eveniment do të përfaqësohet nga klubi “Gërmia 555”, ku bën pjesë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, shkruan albinfo.ch.

Mobi Casa

Ajo është shprehur e lumtur që do të marrin pjesë në këtë garë. “Klubi ‘Gërmia 555’, është një klub i njerëzve të cilët e duan sportin, e duan jetën e shëndoshe, duke promovuar aktivitetet sportive në veçanti aktivitetet në natyrë dhe ne shpresojmë se me sensibilizim të vazhdueshëm të arrijmë të bëjmë një normë dhe të kemi përfshirje më të gjerë në të gjitha grupmoshat.

Asnjëri nga pjesëmarrësit nuk është vetëm sportist, gjithë janë nga profesionet e ndryshme, duke më përfshirë edhe mua si kryetare e Komunës së Gjakovës, por që synojmë me këto aktivitete tona të përçojmë një mesazh shtesë këtij elementi”, u shpreh Kusari-Lila, në konferencën për media. Ajo ka konfirmuar se do të marrë pjesë edhe në Gjysmëmaratonën “Prishtina 2016” që do të mbahet më 15 maj në kryeqytetin e Kosovës./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.