Fundamenti

Kosova ‘në luftë’ me Serbinë dhe Rusinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ekspertët kosovarë të sigurisë nuk e përjashtojnë mundësinë e eskalimit të situatës së sigurisë në vend. Sipas tyre, rreziku është edhe më evident kur dihet se Serbia e ka edhe mbështetjen e Rusisë.

Pas ngritjes së tensioneve në vend, si rezultat i provokimeve të fundit nga ana e Serbisë, nuk përjashtohet mundësia që gjendja e sigurisë në Kosovë të eskalojë.

Kështu kanë vlerësuar ekspertët e sigurisë në Kosovë, të cilët kanë paralajmëruar edhe njëherë se interesi nacional i Serbisë është moskonsolidimi i shtetit të Kosovës.

Sipas tyre, situata e fundit në veri të Mitrovicës nuk paraqet vetëm rrezikun nga Serbia, por edhe nga mbështetja e Rusisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e opozitës, pjesë e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, vlerësojnë se pas provokimeve të fundit nga Serbia, situata në Kosovë është mjaft e tensionuar.

Por për dallim prej tyre, përfaqësues të policisë së Kosovës në veri kanë thënë se situata në Mitrovicë aktualisht është e qetë.

Për këtë çështje, përfaqësues të KFOR-it kanë thënë për “Zërin” se KFOR-i është i gatshëm të intervenojnë në çfarëdo situate./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.