Hidromorava

Kosova në listë të vendeve më të përshtatshme për biznes

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nju Jork – Revista amerikane e biznesit Forbes ka publikuar listën prej 141 vendeve më të përshtatshme për biznes, në të cilën Kosova nuk figuron fare, kurse Shqipëria gjendet në vendin 74.

Në vendin e parë është Zelanda a Re për të bërë biznes, duke avancuar nga vendi i ditë vitin e kaluar , falë klimës trasparente dhe stabile të biznesit dhe që nxit ndëmarrësinë.

Në vendin e dytë është Danimarka, pasojnë: Hong Kongu, Singapori, Kanadaja, Suedia, Norvegjia. Finlanda dhe Britania e Madhe.

Mobi Casa

Nga e vendet e Ballkanit, Maqedonia është e 37-ta, Mali iI Zi zë vendin 45, Kroacia 47, Bosnja e Hercegovina 85, kurse Serbia vendin e 90-të.

Lista është hartuar në bazë të 11 kategorive të ndryshme: të drejtave pronësore, inovacioneve, tatimit, teknologjisë, korrupsionit, lirisë (personale, tregtare dhe monetare), burokracisë, mbrojtjes së investitorëve dhe afarizmit të bursës.

“Forbs” pohon se listën e ka hartuar në bazë të kërkimeve dhe raporteve të këtyre organizatave: CIA, Institutit Strategjik “Fridom Haus” dhe “Heritixh Faundejshën”, “Properti rajs alajans”, “Transperarensi interneshënel”, Bankës Botërore dhe FMN.