ARKATANA

Kosova në kufirin e skamjes

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Po i kundron nga jashtë xhamave teksa porosisin me meny dhe ushqehen klientët brenda në restorant, përderisa vetë është “dehur” nga era e mishit të pjekur në skarë e të aromatizuar, që depërton me vrull nga dritarja e lënë gjysmë e hapur, për të nxjerrë nxehtësinë jashtë, që e ka tërhequr pranë xhamave të një prej restoranteve të ushqimit vogëlushin jo më shumë se gjashtë vjeç.

Kuzhinieri brenda në lokal po pret filetat e mishit pa çarë mendjen se vetëm një fletë e hollë xhami e ndan me një nga fëmijët e shumtë e të varfër të Kosovës, që do të shkoqitet nga aty vetëm nga thirrjet dhe kapja për krahu e shokëve të tij, me pako të cigareve dhe shkrepësve në duar, për t’i shitur të dielën në restorantet përgjatë sheshit “Dëshmorët e Kombit” në kryeqendër.

Numri i fëmijëve kosovarë që po “burrërohen” para kohe, e po lënë shkollën të ndihmojnë familjet e tyre, po mbush rrugët e qyteteve të Kosovës. Ata po varfërohen çdo ditë e më shumë. Të moshuar e të rinj kosovarë po hyjnë çdo ditë e më shumë në listën e kërkesave për asistencë sociale.

Prindër që nuk kanë të holla të plotësojnë kërkesat edhe më elementare të fëmijëve të tyre, si dhe të rinj që nuk mund të krijojnë familjet e tyre për shkak të papunësisë, janë duke kërkuar ndihmë nga shteti që të ushqehen me bukë. Politikat qeverisëse të Kosovës po e çojnë vendin drejt shtimit të numrit të skemës sociale dhe buxhetit të fondit për asistencë sociale, si dhe moszhvillimit ekonomik.

ARKATANA

Familja kosovare po rrezikohet nga ekonomia e ulët

Nazife Krasniqi, është një nga gratë e Kosovës që ka krijuar familjen e saj dhe tash ka katër fëmijë, me të cilët jeton në fshatin Dajkovc të Kamenicës. Për shkak të pamundësisë për punë të rregullt ajo dhe bashkëshorti i saj, vuajnë që nuk kanë mundësi të plotësojnë kërkesat për ushqim të bollshëm për fëmijët e tyre.

Në market, Nazifja tregon se merr vetëm gjërat elementare ushqimore si detergjent, miell, vaj, sheqer dhe qaj, që fëmijët ta ngjyejnë bukën me diçka. Por, më shumë ajo shprehet se nuk ka mundësi të blejë për shkak të çmimeve të larta dhe mungesës së një page…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.