FITORJA

Kosova, në kolaps energjetik

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Reduktimet e gjata të energjisë elektrike, sidomos nëpër komuna më të vogla të Kosovës, janë bërë të padurueshme për qytetaret e vendit. Mirëpo, situata pritet të keqësohet edhe më shumë me uljen e temperaturave në ditët në vijim. Guri Shkodra, zëdhënës në KEDS, thotë se momentalisht është duke u importuar energji elektrike, varësisht nga nevoja.

“Mungesa e prodhimit të energjisë elektrike është duke u kompensuar me import shtesë e që sillet nga 200 – 300 megavat, ku çmimi i energjisë së importuar vlerësohet të jetë dy deri në tri herë më i lartë se çmimi i energjisë së prodhuar në vend” ka thënë ai. Sipas tij, i tërë importi shtesë është duke u mbuluar financiarisht nga KEDS-i ku Shkodra, nga KEDS-i, ka bërë të ditur se kërkesat e konsumit për energji elektrike këtyre ditëve në vend janë më të larta e që sillen deri në 700 megavat. Por, pavarësish ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike Shkodra po e mohon një gjë të tillë.

“Momentalisht, sasia e energjisë në vend (sasia e prodhuar dhe sasia e importuar) mbulojnë kërkesat e konsumatorëve për energji elektrike dhe nuk ka ndërprerje të energjisë, si pasojë e mungesës se energjisë” ka thënë ai. Në anën tjetër, zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës thonë se rënia e prodhimit të energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e shpërthimeve që ndodhën në këtë kompani, qysh para dy muajsh.

FITORJA

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) aktualisht është duke prodhuar rreth 400 megavat orë energji elektrike. Ndërkaq, kërkesa për konsum shkon deri në 700 megavat. Edmond Nulleshi, zyrtar për Informim në KEK, thotë se janë aktualisht duke u realizuar vetëm 75 për qind të planit të veprimit.

“Duke marrë parasysh gjendjen, aktualisht në KEK vetëm 75 për qind e planit të prodhimit është duke u realizuar me kapacitet që sillet rreth 400 megavat të energjisë”, tha ai. Sipas tij, KEK-u është duke bërë përpjekje maksimale për të gjitha njësitë gjeneruese t’i fusë në prodhim para dimrit.

“Falë përkushtimit maksimal të punëtorëve në tërë hallkat e veprimit, menaxhimit efikas dhe investimeve të duhura, te gjitha njësitë gjeneruese të KEK-ut pritet të jenë në dispozicion për punë me kapacitet të plotë, para fillimit të dimrit” ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.