Kosova në kërkim të këndelljes, sonte përballet me Sllovenisë
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte nga ora 20:45 do ta ketë një ndeshje tejet të rëndësishme ku përballet me Slloveninë në Lubjanë, shkruan “Zeri.info”.
“Dardanët” të cilët po kalojnë momente aspak të mira për shkak të mungesës së rezultateve, do të tentojnë të marrin një fitore e cila nuk qon aspak peshë sa i përket renditjes në grup, por do të ndikon në vetëbesimin e skuadrës.
Gjithsesi, edhe në këtë takim telashet për ekipin tonë përfaqësues janë të mëdha pasi ka shumë mungesa. Fillimisht në bankinë nuk do të jetë trajneri Challandes për shkak që ka dal pozitiv me COVID-19, pastaj mungojnë edhe Celina, Rashica, Kololli e Paqarada.
Ndeshja Sllovenia – Kosova që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve,është e parafundit për këtë vit, derisa kampanjën Kosova e mbyll të mërkurën kur ndeshet me Moldavinë në stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zeri.info

