ARKATANA

Kosova në izolim, drejtësia nën sundimin e klaneve mafioze

/ 9 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistët e fushës së sistemit të drejtësisë vlerësojnë se mënyra me të cilën drejtësia kosovare po e amniston krimin dhe korrupsionin në nivelin e lartë politik dëshmon më së miri, madje katërçipërisht se te ne është i kapur shumë thellë një sistem i tërë juridik prej mafio-oligarkëve të kriminalizuar politikë, nëntokës mafioze dhe mafio-oligarkëve të biznesit, prandaj edhe gjykatat po refuzojnë t’i dënojnë personat me aktakuza, ku janë të përfshirë politikanët kosovarë për korrupsion.

Preteni: Ky vend po pëson shumë dëme nga mosfunksionimi i drejtësisë

“Me këtë mendësi të deritanishme, sistemi i drejtësisë do të vazhdojë të jetë në funksion të politikës dhe në shërbim të klaneve mafioze, që do të reflektojë në ngulitje të vazhdueshme të jetës institucionale, politike, sociale e ekonomike, po njëkohësisht do të stagnojë Kosovën në anëtarësimin në strukturat euroatlantike”, thotë analisti Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”

Analistët e fushës së sistemit të drejtësisë vlerësojnë se mënyra me të cilën drejtësia kosovare po e amniston krimin dhe korrupsionin në nivelin e lartë politik dëshmon më së miri, madje katërçipërisht se te ne është i kapur shumë thellë një sistem i tërë juridik prej mafio-oligarkëve të kriminalizuar politikë, nëntokës mafioze dhe mafio-oligarkëve të biznesit, prandaj edhe gjykatat po refuzojnë t’i dënojnë personat me aktakuza, ku janë të përfshirë politikanët kosovarë për korrupsion.

Prandaj, po ndodh që edhe prokurorët nuk po i hapin rastet për pushtetarë në pozita të larta zyrtare, si dhe mafio-oligarkë që ua lagin fytin pushtetarëve. Kjo gjendje, sipas analistëve, është edhe një fakt shtesë se si ka degraduar sundimi i ligjit dhe në Kosovë nuk ka shanse që gjykatat kosovare të dënojnë pushtetarë apo njerëz të mbrojtur nga pushtetarët e inkriminuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës kriminale pa u reformuar thellësisht sistemi ekzistues. Haziri: Edhe sferës opozitare sikur i mjafton kjo gjendje pa perspektivë Sipas Arsim Hazirit, është moment kyç që kundër kësaj drejtësie të kapur nga politika dhe krimi i organizuar qytetarët të organizohen dhe ta kundërshtojnë atë edhe me protesta. “Tashmë subjektet politike opozitare janë ato që duhet të organizojnë protesta me kauza racionale, nëse e duan përfundimin e këtij regjimi, i cili gjithçka mund të realizojë, përpos dinjitetit e mirëqenies qytetare. Por, si duket, edhe ato, për dallim nga ‘Vetëvendosje’, po hezitojnë ta kundërshtojnë këtë mjerim me marshe qytetare. Subjektet politike, nëse duan moslegjitimimin kinse ligjor të kësaj mendësie, duhet t’i unifikojnë forcat e tyre politike si dhe t’i tejkalojnë disa dallime me arsyetimin se vendit i duhet një mirëqenie më e dinjitetshme, një mirëqenie ku qytetari do të përfitonte shërbim cilësor, dhe ku mjerimi socio-ekonomik të mos kishte më vend. Deri më tash, me disa dallime, edhe sferës opozitare sikur i mjafton kjo gjendje pa perspektivë, sikur reformimin institucional e politikëbërës e shihnin krejt të parëndësishëm. Ato në parim deklarohen për një kualitet tjetër qeverisës, ndërsa në substancë pak arrijnë të zgjojnë politikën dhe forcën drejt një qeverisje më stabile, ku qytetari do të ishte epiqendra e interesimit të tyre… Pra, Kosova kronologjikisht ka dëshmuar se është qeverisur dhe ende po qeveriset nga disa klientela që përtej individualizmit pothuaj asgjë s’kanë ndërmarrë. Kjo gjendje konsideroj se është aktuale dhe e qëndrueshme falë pasivitetit opozitar, ashtu edhe organizatave joqeveritare dhe përfunduare me heshtjen e qytetarëve. Pikënisje e ndryshimeve në mënyrën e udhëheqjes duhet të jenë partitë opozitare, që brenda mjeteve demokratike të synojnë ndryshimin e administrimit qendror”, tha Arsim Haziri.

BURJANI: KORRUPSIONI NA LA PA LIBERALIZIM

Eco Higjiena

Prof.Blerim Burjani vlerëson se gjykatat kanë shumë probleme për performancë të pavarur dhe kjo është e kuptueshme që deri më tash është bërë shumë dëm për shtetin e Kosovës.”Dëmi më i madh është pikërisht lajmi që e morëm për mosliberalizimin e vizave, si rezultat i dobët i luftimit të korrupsionit, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe nepotizmit, që mendoj dhe jam i sigurt se këto janë shkaqet që e kanë sjellë Kosovën deri këtu.Pra, jemi një shtet pa gjyqësi të pavarur, pa shkollim të pavarur nga politika, biznesi ka depërtua edhe në shëndetësi publike dhe në shëndetësinë e sektorit privat.Dhe, nga kjo gjendje kaotike vijnë pasojat që sjellin probleme të mëdha dhe detyrojnë dhe largim të qytetarëve nga shteti.Këto pasoja do t’i kemi derisa të jemi me një kryeministër të dobët në të gjitha aspektet, joprofesional dhe i paaftë për të bërë një shtet me ekonomi të zhvilluar, për të ndikuar në ndalje të kuadrove të mos ikin nga shteti për të kërkuar kushte më të mira në vendet e tjera.Mirëpo, ikja nga shteti vazhdon me intensitet të shtuar në shumë profile të specializuara.Krejt kjo si rezultat i mungesës së perspektivës në këtë vend, si rezultat i shkallës së lartë të krimit e korrupsionit, të pasurimit të pabazë nga këta që e quajnë veten liderë dhe kinse ia kanë zanat të merren me politikë”, tha Blerim Burjani

PRETENI: PROKURORIA E SHTETIT, E NË VEÇANTI AJO SPECIALE, DËSHMOI SE ËSHTË PURO POLITIKE

Sipas Hasan Pretenit, njohës i afërt i kësaj fushe, në të gjitha këto çështje Kosova dhe drejtësia kosovare e mori përgjigjen meritore më 3 dhjetor edhe atë nga zyrtari i lartë i BE-së. “Na tha troç, ju do të vazhdoni të mbeteni të izoluar. Arsyetimin e kamufloi politikisht, por e vërteta është shumë e hidhur. Sikur na tha që nuk po dini të bëni shtet”, vlerësoi ai. Sipas Pretenit, BE-ja para tre vjetësh na kërkoi demarkacionin si kusht dhe ne e bëmë atë, por pas dy vjetësh ata kërkojnë akoma që ta luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ne pikërisht këtë punë nuk e bëmë kurrë. “Prokuroria e Shtetit, e në veçanti ajo Specialja, dëshmoi se është puro politike, sepse edhe tani me kërkesën e politikës i bëri disa arrestime të ‘drejtorëve të departamenteve’ kinse këta janë përgjegjësit kryesorë dhe se me burgosjen e tyre do t’i fitojmë vizat. Kjo është e vonë, është e vonë dhe joreale. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është detyrë ditore, ashtu sikur që është edhe ushqimi. Ne dëgjojmë gati për çdo ditë për veprime korruptive të zyrtarëve nga nivelet më të larta.Vendime joligjore, shpenzime enorme, dreka dhe darka me çmime marramendëse, udhëtime jashtë vendit në delegacione jo më pak se 10 persona, shënime të përvjetorëve, lobime e libra. Për çdo ditë kemi lajme ogurzeza. E, hetuesia nuk është askund”, u shpreh Preteni. “Kemi që dy vjet dhe asnjë rast serioz nuk është trajtuar, e tani kinse shpejt e shpejt u hapën disa raste. Ky është një cirk, sepse sikur thotë populli ‘nuk mbahet çurani në ditën e Bajramit’.Tani, pasi na u kumtua rezultati, do të lirohen edhe ata që u burgosën para disa ditësh, prokurorët dhe hetuesit do të fillojnë festat e fundvitit, institucionet do të organizojnë ndeja festive dhe shpenzimi i atyre pak lekëve që kanë mbetur do të përfundojë për këtë vit. E, më pastaj, nga data 3 janar e vitin tjetër fillojmë me këngën e vjetër të shpenzojmë buxhetin e ri”, tha Preteni për “Kosova Sot”. Ai shton se ky vend po pëson shumë dëme nga mosfunksionimi i drejtësisë, por dëmin dhe sherrin më të madh kemi për t’ua parë këtyre poltronave të ‘gjyqësorit” edhe në të ardhmen. “Të gjithë neve na mbetet shpresa tek diplomati që e mori detyrën të hënën, të cilin e pritën me ushtarë të rreshtuar në ambiente që nuk i kemi parë kurrë, që politika filloi t’u poltronohet menjëherë”, theksoi Preteni për “Kosova Sot”.

AHMETI: MISION I PAMUNDUR I GJYQTARËVE E PROKURORËVE PËR TA LUFTUAR KRIMIN E KORRUPSIONIN

Sipas analistit të kësaj fushe, Hidajet Ahmeti, misioni i pamundur i gjyqtarëve e prokurorëve për ta luftuar krimin e korrupsionin është ndërtuar për më shumë se një dekadë, por brenda metodës së sofistikuar, organizuar e strukturuar. “Deficiti i vullnetit politik dhe bashkëjetesa me krim e korrupsion kanë ngulfatur sistemin e drejtësisë dhe falë kësaj lidhjeje kanë mbijetuar politikanët milionerë dhe karrieristë. Është fakt shkencor, që në vendet në tranzicion, balancimi në mes tri pushteteve është vetëm formalisht e jo substancialisht e nuk funksionon praktikisht, pasi pushteti transformohet në autoritarizëm. Nëse i studiojmë bashkëveprimin dhe bashkëpunimin në mes tri pushteteve, atëherë kuptohet se vakumet ligjore në emërimin e anëtarëve të KGJK-së dhe KPK-së, kuptohet realiteti i hidhur i funksionimit funksional, mungesa e etikës profesionale, dhe kryekëput varësia nga politika. Nga aty fillon kapja e shtetit, pikërisht e sistemit të drejtësisë, dhe aty kuptohet politizimi i gjyqësorit dhe varësia e drejtpërdrejtë nga politika”, potencoi Ahmeti për “Kosova Sot”.”Unë e kam thënë në shumë raste dhe po dua ta përsëris se me këtë frymë të instalimit politik, nepotik e klientelist, sistemi i drejtësisë, në vend që ta jetësojë shtetin e së drejtës dhe të jetë në funksion të objektivitetit, paanshmërisë e profesionalizmit, është shndërruar në oazë të krimit e korrupsionit”, vijoi më tej Ahmeti.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.