Fundamenti

Kosova në geto, nuk ka shpresë për liberalizim

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Arsim Haziri – Zona e Shengenit, ndaj së cilës të vetmit qytetarë që ende nuk munden të prekin janë ata të Kosovës, ku në mungesë të zhvillimit dhe shtimit të shkallës së efikasitetit shtetëror po bëjnë që ne si shoqëri ende të mos e shijojmë këtë rregullim Europian. Mirëpo gjithsecili nga ne ka njohuri dhe kuptimësi për rëndësinë e kësaj zone ku ndaj së cilës e tërë pjesa e Europës fillon ta përndjek ligjshëm vijën liberale, që para se gjithash merr kuptimin e lirisë për secilin qytetarë njëkohësisht edhe të integrimit më të shpejt të shoqërive të ndryshme.

Më saktësisht, vendi ynë Kosova që për prioritet ka përfshirjen e saj në zonën liberale mandej edhe në përbashkimin me familjen europiane, por aktualisht ende nuk po mundet assesi t’i plotësoj kriteret bazë dhe shumë të rëndësishme, që rrjedhimisht këto dy procese thellësisht kanë varësi nga këto kushte për të cilën institucionet kosovare nuk kanë treguar qëndrueshmëri dhe gatishmëri të lartë politike dhe juridike.

Kosova për aq vite sa zhvillon vijën e saj, akoma vuan rëndë dhe pandalshëm nga mungesa e theksuar dhe e vrazhdë e funksionimit të legjislacionit vital për të cilën që të gjitha gjërat me rëndësi si politike dhe ekonomiko-sociale janë të ndërlidhura fuqishëm me jetësimit e ligjit dhe aspak nuk munden të zhvillojnë jetën e tyre si procese të ndara, por që të gjitha janë përfundime të zbatimit apo jo të legjislacionit.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të përtejmë të organizuar janë të ndërlidhura më çështjen e liberalizimit të vizave dhe në asnjë moment nuk mund të shihen si procese të ndara dhe të zhvillojnë jetë të pavarur.

Klasa politike qeverisëse, ka kohë që vazhdimisht ka dëshmuar se janë në mungesë të vullnetit politik për të zhvilluar një kurs të ri zhvillimor, dhe për më keq, mangësi tjetër është edhe ngecja në pavarësimin e Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorisë si një ndër pikat më kryesore të udhërrëfyesit.

Fundamenti

A PO BESOHET NË NJË QASJE TË SHPEJTË NË ZONËN E LIRË?

Mundësitë për një përfshirje të Kosovës rreth hapësirës shengen janë të vogla për mos të thënë shumë keq.

Një kuptim publik rreth gjendjes se në çfarë niveli të zhvillimit ndodhemi është pikërisht vjeshta e vitit të kaluar kur zyrtarisht nga përfaqësues të BE-së i është dorëzuar institucionit të presidencës raporti i progresit i lëshuar nga Komisioni Europian, me ç’rast janë dhënë vlerësime dhe pasqyrizime të detajizuara për progresin e arritur për periudhën 12 mujore.

Ky raport ka nxjerrë në sipërfaqe shumë parregullsi dhe pasoja ku edhe njëherë reflekton zyrtarisht arritshmërinë, si politike ashtu edhe ekonomiko- sociale që fatkeqësisht defekte më të mëdha janë dhënë në mosfunksionimin e ligjit në luftimin e korrupsionit, pastaj moskrijimi i një hapësire të përgjithshme që për bazë do merrte jetësimin e legjislacionit dhe së fundi shprehet edhe mungesa e theksuar e vullnetit të qytetarëve lidhur me kushtet e rënda në të cilat mbizotërojnë në Kosovë.

Përderisa s’ka shtet të pushtetshëm e rrethohemi me pushtet të pushtetit të pakicës dhe zhvillojnë ndejë në dëm të shumicës gjasat për një shumicë të shtetëzuar janë minimale. Kjo gjendje regresive dhe degjeneruese nuk jeton me pasojat e veta, por përgjithësisht rëndon dhe përfundon edhe në jetërat e gjithsecilit prej nesh. Andaj të bashkohemi rreth një kursi dhe reformimi të drejtë dhe funksional për jetën e qytetarëve se vetëm kështu e mira e përgjithshme merr karakter përgjithësues.