Uji Dea

Kosova në fazën kritike

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Zyra e presidentes Jahjaga ka dhënë alarmin për “lëkundjen” e qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës, ndërsa e konsideron të domosdoshme bashkimin e liderëve partiakë në një takim të përbashkët, për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e krizës. Nëpërmjet zëdhënësit të saj, Arbër Vëllahiut, presidentja konsideron se Kosova po hyn jo vetëm në krizën e thellë politike, por edhe në atë buxhetore.

Mobi Casa

Mirëpo, pavarësisht këtij “alarmi”, liderët politikë të të dyja taborëve, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut (LVAN) në anën tjetër, vazhdojnë të jenë të padëgjueshëm jo vetëm ndaj kërkesës së presidentes, por edhe ndaj thirrjeve të faktorit ndërkombëtar, se duhet t’i lënë anash inatet dhe të bashkohen për krijimin e institucioneve të reja./zeri/