Eko Higjiena

Kosova në ditë zie për viktimat e Munihut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova sot, e diel, 24 korrik, është në ditë zie, ngase tre nga dhjetë viktimat e sulmit në Munih të Gjermanisë, ishin kosovarë.Ditë zie e ka shpallur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke thënë se kjo është një tragjedi e madhe dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të gjitha viktimave.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Evropë”, thotë ai.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Sulmuesi i aktit barbar, që tronditi botën, ishte gjermano-iranian, 18 vjeçar, që policia thotë të mos ketë pasur lidhje me ISIS-in, por ai që shumë kohë kishte probleme dhe po trajtohej te psikiatri.

Eco Higjiena

Të vrarët janë të gjithë të rinj deri në moshën 21 vjeçare, dhe mediat e mëdha botërore e kanë quajtur ‘vrasësi i të rinjve’, raporton lajmi.net

Viktimat kosovare, Dijamant Zabërgja, Sabina Sulaj dhe Armela Segashit, ishin të moshës 21, 14 dhe 18 vjeçe. Ngjarja ndodhi në një qendër tregtare, në Munih të Gjermanisë në pasditen e 22 korrikut.

Vrasësi Ali David Sonboly, pasi vrau nëntë persona vrau edhe veten.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.