ARKATANA

Kosova në Bruksel kërkon të drejta për Luginën, jo bashkim

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po kërkojnë që çështja e kësaj treve shqiptare të përfshihet në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd, madje ata kërkojnë që Lugina të bashkohet me Kosovën. Megjithatë në Zyrën e Presidentit Thaçi thonë se në Bruksel do të kërkojnë të drejta për shqiptarët e tri komunave shqiptare në Serbi, por nuk thonë se do të kërkohet bashkimi i tyre me Kosovën, shkruan sot gazeta “Zëri“.

Presidenca e Kosovës edhe një herë ka bërë të ditur se në bisedimet e Brukselit me Serbinë do të diskutohet edhe për çështjen e Luginës së Preshevës. Zyrtarë nga Presidenca i kanë thënë “Zërit” se aty do të adresohen probleme të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, duke filluar nga respektimi i të drejtave elementare njerëzore e deri tek ato kombëtare e politike.

Në anën tjetër, liderët shqiptarë të Preshevës, të Medvegjës e të Bujanocit kanë kërkuar sërish që Lugina të bëhet pjesë e Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës Lindore i kanë thënë gazetës se edhe kjo pjesë e banuar me shqiptarë duhet të përfshihet në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike në Kosovë kanë vlerësuar se udhëheqësi i dialogut (nga pala kosovare), Hashim Thaçi, mund ta hedhë në tavolinë çështjen e Luginës më shumë për të treguar se nuk e ka të lehtë të bëjë ndonjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën sesa që vërtet është i interesuar ta zgjidhë problemin e Luginës

KKVITI

Çollaku: Serbia e ka për obligim t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve

Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka pohuar se në Bruksel do të diskutohet për çështjen e Luginës së Preshevës.

“Sigurisht se po. Serbia e ka për obligim që t’i respektojë dhe t’i afirmojë të drejtave e komuniteteve, në këtë rast të shqiptarëve në përputhje me standardet më të larta evropiane. Fatkeqësisht, Serbia është ende shumë larg përmbushjes së këtyre standardeve kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka deklaruar ai për “Zërin”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.