Fundamenti

Kosova në Beach Soccer kalon testin e parë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Beachsoccer Kosova ka fituar në ndeshjen e parë testuese në Zvicër kundër Beachkings Emmen me rezultat 13:11.

Përfaqësuesja e Kosovës në Beach Soccer ka zhvilluar të mërkurën ndeshjen e parë testuese me BeachKings Emmen, para ndeshjes së parë ndërkombëtare të Kosovës në Beach Soccer me Zvicrën, që do të luhet më 9 korrik në Cyrih.

BeachKings Emmen është një ekip që rregullisht ngjitet në 5 vendet e para të premierë ligës zvicerane. Beachsoccer Kosova ka fituar në ndeshjen e parë testuese me Beachkings Emmen me rezultat 13:11. Fitore e merituar e Kosovës. Djelmoshat e përfaqësueses kosovare kanë luajtur 4 pjesë nga 12 minuta. Në dy pjesët e para ka dominuar plotësisht Kosova.

KKVITI

Pas 24 minutash lojë rezultati ishte në favor të Kosovës 9:4. Pjesën e tretë e përfunduan me rezultat 11:9. Te djelmoshat e skudarës së Kosovës u vu re një lodhje e tepërt në dy pjesët e para, si dhe pas disa gabimeve individuale në koncentrim, pjesa e fundit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2, duke dhënë rezultatin përfundimtar 13:11 për Kosovën.

Me këtë paraqitje të parë duket se përfaqësuesja e Kosovës në Beach Soccer do të ketë një ekip të fortë në përballjen e parë ndërkombëtare me Zvicrën më 9 korrik.

Deri më 9 korrik kanë mbetur edhe 5 ditë, biletat tashmë janë në shitje. Pritet të ketë interesim të madh nga shikuesit për lojën e parë të Kosovës në Beachsoccer më 09.07.2014 në Hauptbahnhof Zürich./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.