Uji Dea

“Kosova ndryshon veç kur ndryshon LDK-ja”, Haziri përballet me valë kritikash: “Vetëm te ju humbja festohet”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një postim i nënkryetarit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka nxitur reagime të shumta dhe komente kritike në rrjetet sociale, menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Haziri shkroi se “Kosova ndryshon veç kur ndryshon LDK”, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë dhe duke theksuar se për gati katër dekada ka mbetur besnik ndaj frymës së Rugovizmit.

“LDK ka shkaktuar procese dhe ka realizuar ëndrra. Pa LDK-në, as nuk shkaktohen e as nuk mbyllen proceset”, ka deklaruar Haziri në postimin e tij.

Megjithatë, deklaratat e tij nuk janë pritur mirë nga një pjesë e komentuesve, të cilët kanë vënë në pikëpyetje arsyet e optimizmit të shprehur nga drejtuesit e partisë pas rezultatit zgjedhor.

“Reforma i duhet LDK-së. Rugova e ka kryer misionin e vet, tani duhet një lider i ri”, ka shkruar një komentues.

ARKATANA

Një tjetër qytetar ka ironizuar festën e partisë, duke pyetur: “Si mundet një parti që del e treta në zgjedhje të festojë më shumë se partia e parë?”

Në mesin e komenteve më të pëlqyera ishte edhe reagimi: “Vetëm te ju humbja festohet”, ndërsa të tjerë kanë kërkuar reforma të brendshme dhe ndryshime në udhëheqjen e partisë.

Komentues të shumtë kanë vlerësuar se rezultati i LDK-së nuk përbën ndonjë rritje domethënëse krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke shprehur habinë për entuziazmin e shfaqur nga disa figura të partisë.

Debati i hapur në rrjetet sociale pasqyron pakënaqësitë dhe pritjet e një pjese të elektoratit të LDK-së, i cili kërkon reflektim, reformim dhe një vizion të ri politik pas rezultateve të fundit zgjedhore.

Ndër komentuesit që reaguan në postimin e Hazirit ishin: Gazmend Dallku, Agim Krs, Argjend Selmani, Armend Brahimi, Blerim Husejni, Agim Zeqiri, Samet Emini dhe Besmir Sadrija./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.