Uji Dea

“Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë”, Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Qeveria është fajtore për dështimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Haziri ka thënë se Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë politik në raport me partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë, më të vështirë të mundshëm politik në raport me partnerët. Kurti për tri vjet në tetë situata që i ka krijuar, e që evropianët dhe amerikanët i quajnë kriza të momentit, ka arritur që të ndërtojë marrëdhënie të kushtëzuara me partnerët e vet. Ti e bën hapin, nëse e bën veprimin, ti pranohesh në takim, nëse e bën veprimin… Kjo marrëdhënie është e re, marrëdhënie e kushtëzuar e Kosovës me shtetet, në veçanti partnere. Ne kemi pasur marrëdhënie të mira… Është dështim, sepse duhet të shihet burimi i problemit. Pse Serbia reagon bën ofensivë, është burim i destabilzimit, kjo është fakt dhe nuk do të ndalet kurrë… “, u shpreh Haziri për RTV Dukagjini.

Uji Dea

Ai thekson se largimi i Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe suspendimi i Bjellorusisë është bërë derë e hapur për Kosovën.

“Kanë qenë tri kërkesa tash e sa vite në këtë qeveri, është filluar me një kanë dalur tri, janë bërë katër, pas kësaj do të jetë edhe një… Kurti në hapat e vegjël që është munduar të bëjë ka arritur të shkaktojë një refuzim, një kundërshtues të dialogut e më pas është bërë pranues i dialogut… Burimi është aplikimi. Ne kemi aplikuar, cili është ambienti që ne kemi llogarit favorshëm me apliku si qeveri, është largimi i Rusisë për shkak luftës në Ukrainë, suspendimi i Bjellorusisë. Kjo është dera e madhe që i është hapur Kosovës”, tha ai.

“Duhet të ndërtohen skenarët e anëtarësimit. Në ditën e aplikimit kjo qeveri e ka ditur që ka me qenë kërkesa për draft-statut. Tash e dy vite këto çështje janë në tavolinë pjesë e negociatave, është përmendur vendimi i tokës së pronave të Manastirit të Deçanit…”, ka thënë Haziri. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.