Fundamenti

Kosova ndihmoi Haitin, por jo dhe Hasanbegun!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës vite më parë kishte ndihmuar me 50 mijë euro Haitin pas një tërmeti shkatërrues, por ende nuk e ka ndarë asnjë cent për Hasanbegun e Shkupit, ku nga vërshimet kanë humbur jetën 22 qytetarë, si dhe janë shkatërruar shumë shtëpi.

Qeveria e Kosovës në vitin 2010 kishte ndarë 50 mijë euro për ta ndihmuar shtetin e largët të Haitit, pak ditë pasi ishte goditur nga një tërmet shkatërrues. Edhe në vitin 2012 kur një tërmet e kishte goditur Italinë, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 20 mijë euro, shkruan gazeta ‘ZERI’.

United Hospital

Por, një javë pasi një stuhi e fuqishme natyrore ka goditur Hasanbegun e Shkupit, ku kanë humbur jetën 22 qytetarë dhe janë shkatërruar shumë shtëpi, ekzekutivi i vendit nuk e ka ndarë asnjë cent për bashkëkombësit që jetojnë në Shkup, derisa Qeveria e Shqipërisë gati që një javë ka ndarë një fond prej 100 mijë eurosh.

Banorët e Hasanbegut janë lënë në mes të baltës e mbeturinave që solli stuhia. Ekzekutivi kosovar deri më tani është mjaftuar që të deklarohet përmes një komunikate se me shqetësim dhe me dhimbje e përcjell situatën e përmbytjeve në Maqedoni./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.