Mobi Casa

Kosova ‘ndez’ alarmet e sigurisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sulmet e fundit në Bruksel kanë bërë që policia edhe në Kosovë të rrisë kapacitet e saj në mbarë territorin. Derisa ekspertët e sigurisë thonë se as Kosova nuk është imune, prijësit fetarë bëjnë thirrje në edukimin e drejtë të fëmijëve mbi këtë ideologji vrastare.

Pas sulmeve terroriste në Bruksel, Evropa ka rritur me të madhe masat e sigurisë, nën kërcënim të vazhdueshëm të terrorizmit. Imune ndaj këtyre sulmeve, sipas ekspertëve, nuk është as Kosova.

As Policia e Kosovës nuk e ka mohuar faktin se sulme të tilla mund të ndodhin edhe në Kosovë. Ajo kanë ngritur në këmbë të gjitha kapacitetet e saj dhe ka shtuar forcat nëpër objektet e rëndësisë së veçantë, por edhe në vendet e ndjeshme si aeroporti apo pikat kufitare.

Ndërkohë, sipas gazetarëve të cilët njohin mirë rrethanat e ekstremizmit dhe terrorizmit, një sulm terrorist në Kosovë nuk do të ishte fare i vështirë të realizohej, pasi që ndodhi në Bruksel edhe pse ka pasur paralajmërime të mëhershme në këtë drejtim.

FIDANISHTJA

Kurse krerët fetarë myslimanë kanë dënuar edhe një herë aktet e tmerrshme në Bruksel duke ftuar imamët e tjerë që të ngrenë zërin për të mirën e vendit dhe fesë së tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë gazetës “Zëri” se menjëherë pas sulmeve terroriste në Bruksel, edhe Kosova ka ngritur kapacitetet e saj nëpër objektet e rëndësisë së veçantë.

Sipas Kelanit, këto përgatitje janë bërë pasi as Kosova nuk është imune ndaj këtyre sulmeve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.