Uji Dea

Kosova mund të humb 100 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Përmes Arbitrazhit kompania “Axos” po kërkon rreth 50 milionë euro kompensim për ndërprerje të privatizimit të Telekomit të Kosovës. Rreth 44 milionë euro të tjera po i kërkon kompania “Z-Mobile” si kompensim nga Telekomi i Kosovës.

Ndërkaq, së fundmi Gjykata Ndërkombëtare në Paris ka vendosur që Qeveria e Kosovës duhet t’ia paguajë shtypshkronjës austriake 5 milionë euro për ndërprerje të kontratës për shtypje të pasaportave.

Mobi Casa

Rreth 100 milionë euro është shuma e mjeteve që aktualisht dy kompani ndërkombëtare dhe një vendore po kërkojnë nga Qeveria përmes Arbitrazhit si kompensim për dëmin që atyre u është shkaktuar në tri procese të ndryshme. Më 4 qershor të vitit 2015 kompania “Axos Capital” e paditi Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID), për shkak të ndërprerjes së privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës.

Kompania në fjalë kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve për privatizimin e Telekomit, por privatizimi u ndal për shkak se nuk e mori bekimin e Kuvendit të Kosovës. Burime të gazetës bëjnë të ditur se kjo kompani po kërkon nga Qeveria rreth 50 milionë euro dëmshpërblim. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.