Fundamenti

Kosova miqësore me Haitin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përfaqësuesja e Haitit do të jetë kundërshtari i Kosovës për ndeshjen e parë miqësore, e cila pritet të zhvillohet me 4 mars në stadiumin Olimpik, Adem Jashari në Mitrovicë.

Dështimi i ndeshjes miqësore Kosovës – Xhamajka, nuk e ka penguar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ta gjej menjëherë një kundërshtar për ndeshjen miqësore të 4 marsit.

Gazeta Express e ka zbuluar se përfaqësuesja e Haitit do të jetë kundërshtari i Kosovës për ndeshjen e parë miqësore, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpik, Adem Jashari në Mitrovicë.

Ndërkohë, Express ka kontaktuar edhe me zyrtarë të FFK-së, por nuk kanë dashur ta zbulojnë emrin e kundërshtarit, i cili është Haiti.

Fundamenti

Sekretar i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka paralajmëruar se emri i kundërshtarit do të zbulohet të mërkurën gjatë një konference për media.

“Nuk mund të them asgjë. Të mërkurën pritet të dihet gjithçka, ndërsa emrin e kundërshtarit e dinë vetëm kryetari Vokrri dhe menaxheri që e ka aranzhuar këtë takim”, ka thënë Salihu për Express.

Kosova ka pasur edhe disa opsione tjera si: Ishujt Faro, Mauritania e disa të tjera, por për kundërshtar e kanë zgjedhur Haitin. Megjithatë, FFK pritet që të mërkurën ta zbulojë emrin e kundërshtarit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.