United Hospital

Kosova mëson kundërshtarët potencialë për eliminatore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ceremonia e hedhjes së shortit për eliminatoret e botërorit “Rusia 2018” do të mbahet të shtunën (sot) në St Petersburg.

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), shkruan sot Koha Ditore, ceremoninë do ta përcjellin nga televizori, pasi FFK-ja nuk është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s, rrjedhimisht as Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të jetë pjesë e shortit.

Megjithatë, drejtuesit e FFK-së shpresojnë që Kosova do të jetë pjesë e këtyre eliminatoreve. Kosova shpreson që deri në muajin mars të vitit të ardhshëm të pranohet në FIFA me drejta të plota.

FIDANISHTJA

Më pas të vendoset në njërin nga dy grupet që do të kenë nga pesë përfaqësuese (H dhe I). Grupet tjera do të kenë nga gjashtë ekipe.

“Ne presim të pranohemi në kongresin që do të mbahet në muajin mars. Në prill do të vendoset edhe për dy grupet që do të jenë me nga pesë përfaqësuese e që shpresojmë në njërën prej tyre të jemi edhe ne. I urojmë suksese Shqipërisë që të ketë një grup sa më të lehtë dhe njëherësh presim që edhe ne të jemi në njërin prej grupeve më të lehta. Shpresojmë që kjo punë do të kryhet menjëherë pas pranimit tonë”, ka thënë nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

http://koha.net/?id=6&l=67845

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.