ARKATANA

Kosova, mes protestave dhe eksodit të ri

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistët politikë, bazuar në rirreshtimin e skenës politike para dhe pas zgjedhjeve të 11 qershorit, konsiderojnë se edhe në këtë vit Kosova do ta ketë një verë të gjatë politike, ku për shkak të apetiteve të sëmura të partive politike për pushtet, do të bllokohet krijimi i institucioneve të reja dhe vendi për një periudhë të gjatë do të futet në krizë e rrugë pa krye.

Politikanët ta respektojnë votën kundër krimit

Analistët politikë, bazuar në rirreshtimin e skenës politike para dhe pas zgjedhjeve të 11 qershorit, konsiderojnë se edhe në këtë vit Kosova do ta ketë një verë të gjatë politike, ku për shkak të apetiteve të sëmura të partive politike për pushtet, do të bllokohet krijimi i institucioneve të reja dhe vendi për një periudhë të gjatë do të futet në krizë e rrugë pa krye.

Një situatë e tillë, sipas njohësve të skenës politike, flet më së miri se kjo klasë politike nuk e respekton fare qëllimin kryesor të politikës, i cili duhet të jetë funksionimi i plotë i institucioneve qendrore të Kosovës. Kjo qasje e papërgjegjshme politike flet se si kastat politike dëshirojnë me çdo kusht të “UZURPOJNË” e kapitalizojnë poste për përfitime pa ligj, dhe të cilat nuk mund ta marrin me mend se duhet t`i lëshojnë ato një ditë, por insistojnë që ta zhvatin edhe centin e fundit të qytetarëve kosovarë.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, në një shtet të tillë akoma vazhdojmë të mos kemi një prokurori e Gjyqësor, që ka vullnetin e guximin, që pas përballjes me drejtësinë këta politikanë të inkriminuar e të pangopur me korrupsion e krim të organizuar t’i dërgojë prapa grilave për të vuajtur dënimet sipas meritës ligjore! Për më tepër akoma tolerohet që në Kosovën e varfër njerëzit e politikës të ngrihen në supermilionerë të pakontrolluar.

Politikanët e degraduan shtetin

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se për fatin e keq, Kosova pritet të ballafaqohet me krizë të madhe pas zgjedhore, dhe duke dashur të dalim nga kriza ne vetëm sa u zhytëm edhe me shumë në krizë. “Prandaj porosia vazhdon: Mos u besoni asnjëherë politikanëve, ata janë mashtrues, ata nuk kanë besë, politika është e përdalë, thotë mençuria e popullit dhe këtij argumenti i besojmë se kështu është e vërteta. Të zgjedhurit nga populli na dolën autorë krimesh, autorë me precedent penal”, tha Mehmeti. “Horrat e korrupsionit, politikanët mediokër, e kanë lënë këtë vend të vuajë në disa dekada. Njerëzit kanë humbur shpresën për një të ardhme të mirë”, u shpreh ai.

Edhe analisti Ali Hertica thekson se duke u nisur nga historiku i së kaluarës politike dhe të ngjarjeve politike që kanë prodhuar subjektet politike në Kosovë është shumë e pritshme, që edhe kësaj here do të kemi një verë goxha të nxehtë politike. “Ata për shkaqe të apetiteve dhe të egove të tyre do të shkaktojnë edhe një humbje kohe, e cila do të mund të zgjasë për më shumë kohë me muaj për ta formuar një qeverisje të shëndoshë dhe demokrate, e cila do të merret me perspektivën dhe problemet e qytetarëve dhe ato që i ka shoqëria, si dhe shteti i ri në këtë fazë transitore”, tha Hertica./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.