FITORJA

Kosova merr përkrahjen e Austrisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar homologun austriak, Sebastian Kurz. Thaçi, përmes llogarisë në Facebook, pohoi se ministrin austriak ka biseduar edhe për nxitjen e investimeve të mëtutjeshme austriake në Kosovë si dhe përkrahjen e Vjenës për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Uji Dea

“Sot pata një takim të përzemërt me Ministrin e Jashtëm austriak Sebastian Kurz. Është vizita e parë bilaterale bërë në Prishtinë për vitin 2015 dhe ishte një mundësi e mirë për një bisedë më të thellë për konsolidimin politik dhe ekonomik të Kosovës. Kurz është përkrahës i madh i integrimit të Kosovës në BE ndërsa së shpejti do të marrë edhe një rol përkrahës konkret për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Po ashtu, biseduam për nxitjen e investimeve të mëtutjeshme austriake në Kosovë si dhe përkrahjen e Vjenës për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. E njohtova edhe për përgaditjet tona në kuadër të procesit të Berlinit dhe për samitin ministerial të Prishtinës të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në mars. Ky takim do të jetë edhe platformë parapërgatitore për Samitin në Vjenë ku do të jetë prezentë edhe Kancelaria Merkel”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.