UBT

Kosova merr përkrahje nga Shqipëria për vizat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushatin, njofton Klan Kosova.

“Këtë vit përpjekjet tona janë që Kosova të arrijë synimin e saj për lëvizje të lirë dhe në këtë drejtim kërkojmë përkrahje edhe nga Shqipëria”, ka thënë Pacolli pas takimit me Bushatin.

“Ne bashkë me Bushatin do të udhëtojmë në New York ku do të kemi shumë takime të përbashkëta që lidhen më çështjen e liberalizimit të vizave”.

Bushati në anën tjetër ka thënë se nuk do të mungojë përkrahja e Shqipërisë për këtë proces, njofton Klan Kosova.

“Unë jam i sigurt, që kjo sfidë do të kalohet dhe Kosova do të përfshihet në listën e bardh të Shëngenit. Tani nuk ka më asnjë justifikim për të mos u kryer ky proces”

Eco Higjiena

Dy homologët shqiptarë kanë folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë dhe janë pajtuar që sa më shpejtë të arrihet marrëveshja përfundimtare, e cila sipas tyre nuk duhet të cenojë territorin e Kosovës.

“Kam kërkuar nga pala shqiptare që të mos qëndrojnë duarkryq, por të na ndihmojnë. Shqipëria mund të jap kontribut shumë të madh”, ka thënë Pacolli.

Pacolli dhe Bushati kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve sidomos në fushën e ekonomisë.

Ndërsa është bërë me dije se mbledhja e dy qeverive këtë herë do të mbahet në Pejë.