Fundamenti

Kosova më vështirë me Vuçiqin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Rruga e Kosovës drejt BE-së dhe OKB-së do të jetë edhe më e vështirë me zgjedhjen e Aleksandar Vuçiqit në krye të shtetit serb. Ky i fundit gjatë mandatit të tij nuk pritet ta njohë Kosovën dhe duke u afruar me Rusinë do ta kushtëzojë Evropën si një “lojtar kyç” për stabilitetin në Ballkan, shkruan sot, gazeta Zeri.

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do t’i respektojë marrëveshjet e arritura me Kosovën. Madje, në bazë të lojës politike që pritet të luajë duke u afruar me Rusinë për ta kushtëzuar Evropën si një “lojtar kyç” për stabilitetin në Ballkan, ai do ta dëmtojë ndjeshëm edhe procesin integrues të Kosovës. Kështu kanë thënë për gazetën “Zëri” njohësit e çështjeve politike dhe të atyre ndërkombëtare një ditë pas konfirmimit të Aleksandar Vuçiqit si president i ri i Serbisë.

Mobi Casa

Megjithatë, sipas tyre, ai do të mundohet që “ta shpërblejë” mbështetjen e perëndimorëve, duke u angazhuar për një traktat të paqes me Prishtinën. E kjo e fundit, sipas njohësve të proceseve politike në vend, aktualisht po duket të jetë shumë e largët.

Megjithëkëtë, lideri i Liberalëve të Kosovës, Gjergj Dedaj, i ka thënë gazetës “Zëri” se ekziston një arsye e rëndësishme pse Vuçiqi ka qenë i favorizuari i BE-së. Sipas tij, ata mund të flasin për të edhe për njohjen e Kosovës. Ndërkaq, të tjerët thonë se Vuçiqi do të neglizhojë Prishtinën dhe do t’i nisë bisedimet me Tiranën zyrtare për “riorganizim territorial të Ballkanit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.