Uji Dea

Kosova me trajner të ri në fillim të vitit 2022

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Përfaqësuesja e Futbollit e Kosovës pritet të ketë një trajner të ri në fillim të vitit të ardhshëm.

Ky objektiv është vënë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në njoftimin e gjatë të Federatës, ku flitej për të gjitha pikat e diskutuara në mbledhje, shkruhej se:

Uji Dea

“KE diskutoi dhe trajtoi një varg emrash mjaft të mirë për postin e përzgjedhësit të ekipit përfaqësues A, pas shkëputjes së bashkëpunimit me përzgjedhësin Challandes. Në këtë drejtim KE me kujdes të veçantë do të shqyrtojë dhe analizojë çdo kandidaturë të mundshme në mënyrë që në fillim të vitit të ri FFK-ja ta ketë njeriun e duhur që do ta drejtojë ekipin A.”

Kujtojmë që Bernard Challandes u shkarkua nga detyra më 13 tetor, për shkak të rezultateve të dobëta. Në dy ndeshjet e fundit të “dardanëve” në eliminatoret e Botërorit kundër Gjeorgjisë (1-2) dhe Greqisë (1-1) në stol përkohësisht ishte slloveni Primozh Gliha, por shumë shpejt Kosova do të ketë një emër të ri si trajner.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.