Fundamenti

Kosova me telashe brenda e jashtë

/ 1 minutë lexim

Politikë e prodhimit të problemeve të brendshme dhe të jashtme e kanë përshkuar analistët politikën kosovare.

Kur flasin kështu ata u referohen zhvillimeve paszgjedhore, raportit të kryeprokurorit ndërkombëtar Clint Williamson, për krimet e supozuara të UÇK-së, si dhe problemit në rritje me ekstremizmin fetar mysliman.

UBT

Politologu Behlul Beqaj ka thënë se sa i takon situatës së ndërlikuar politike pas zgjedhjeve të muajit të kaluar zgjidhja ekziston. “Zgjidhja është e thjeshtë për ata që janë të interesuar për zgjidhje. Duhet respektuar vullneti politik i shumicës” ka thënë ai, shkruan sot Koha Ditore.

E Fisnik Korenica, jurist nga organizata Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke iu referuar situatës delikate politike me krijimin e institucioneve, ka thënë se nëse partitë politike i hyjnë “lojës” së kontestimeve procedurale për çdo vendim politik, atëherë kjo betejë politike dhe kjo bllokadë politike hyn në rrugën e pafund.