Fundamenti

Kosova me Strategji për Cilësinë në Arsim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës (MASHT) ka prezantuar të martën Strategjinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016-2020. Ndonëse, kjo Strategji është prezantuar si një udhërrëfyes se si duhet të ngrihet cilësia në sistemin arsimor parauniversitar, njohës të fushës së arsimit janë skeptikë nëse kjo strategji mund të ndryshojë gjendjen në arsim.

Kosova edhe më parë si dokumente disponon Planin strategjik të arsimit në Kosovë 2011-2016 të hartuar në vitin 2011, Strategjinë për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Kosovë 2007-2017 të hartuar në vitin 2007… Megjithëkëtë, në kuadër të Projektit të Binjakëzimit nga MAShT, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Culture Contakt Austria, MASHT-i ka prezantuar dhe strategjinë e re në një konferencë të përbashkët të mbajtur në Prishtinë.

FIDANISHTJA

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se shtylla e parë e kësaj Strategjie është reformimi i procesit të mësimdhënies, në mënyrë që të ofrohet një mësimdhënie moderne. Bajrami ka thënë se do të punohet në promovimin e një mësimdhënie moderne përmes metodologjisë moderne të mësimdhënies./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.