ARKATANA

Kosova me masa të shtuara sigurie përballë kërcënimeve eventuale terroriste

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur të hënën Këshillin e Sigurisë të Kosovës, ku u shqyrtua gjendja e sigurisë në vend, duke u ndërlidhur me rrezikun real terrorist, me të cilin po ballafaqohen vendet evropiane dhe më gjerë.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi se terrorizmi tashmë është një rrezik real për qytetarët e Evropës dhe më gjerë, duke kërkuar shtimin e masave të sigurisë nga të gjitha institucionet e shtetit, në mënyrë që Kosova të jetë e përgatitur në të gjitha aspektet, që të përballet me kërcënimet eventuale të ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe krimit të organizuar, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.

“Republika e Kosovës është pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, dhe ka përgjegjësitë e saj në këtë luftë të përbashkët. Ne do të vazhdojmë bashkëpunim e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian, shtetet anëtare të saj, si dhe me partnerët e tjerë, deri në dhënien fund, njëherë e përgjithmonë, të ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe ideologjive ekstreme, të cilat po kërcënojnë jetën, sigurinë, mënyrën tonë të jetesës dhe vlerat më humane të njerëzimit”, tha Mustafa në këtë mbledhje.

Duke iu referuar edhe konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian, lidhur me hapat në luftën kundër terrorizmit, kryeministri Isa Mustafa theksoi se institucionet kompetente në Republikën së Kosovës, në bashkëpunim të afërt me partnerët, do të jenë plotësisht të angazhuara për adresimin e të gjitha çështjeve, ku mund të kontribuojnë, në këtë angazhim të përbashkët.

Uji Dea

Përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë, të pranishëm në mbledhje, kanë bërë të ditur se janë rritur masat e sigurisë dhe gatishmëria operacionale, janë shtuar patrullimet në vendet publike, në institucionet shtetërore lokale dhe qendrore, në misionet dhe rezidencat diplomatike, rrugët kryesore, mjediset multietnike, objektet fetare, arsimore, kulturore si dhe në ambientet tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Përfaqësuesit e organeve të rendit, theksuan edhe planet operative për mbikëqyrjen e personave apo grupeve të caktuara, shtimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar si dhe rritjen e shkëmbimit të informatave me partnerët, me qëllim të parandalimit të çdo lloj kërcënimi për sigurinë në vend.

Policia e Kosovës, po ashtu, i ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të rrisin vigjilencën dhe të shmangin, kurdo që kanë mundësi, sidomos vendet shumë të frekuentuara, siç janë koncertet, ndeshjet sportive, klubet e natës, stacionet e autobusëve apo qendrat tregtare dhe që të mos hezitojnë të telefonojnë për çdo shqetësim që mund të kenë në numrat e telefonit: nga celulari: 192 ose telefonia fikse: 92 apo në numrat 080019999 ose 038550999 , duke siguruar për reagim profesional dhe shumë të shpejtë, për çdo problem që ata mund të kenë.

http://koha.net/?id=27&l=85601

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.