Kosova me kriteret evropiane në pikën zero

/ 1 minutë lexim

Kosova nuk ka lëvizur asnjë hap në drejtim të përmbushjes së pesë rekomandimeve të kërkuara nga Komisioni Evropian, të dala si rezultat i studimit të fizibilitetit. Tashmë, në Prishtinë nga Brukseli ka mbërritur një draft i raportit të përparimeve dhe sfidave të përmbushjes së kritereve evropiane për Kosovën.

Por, ajo që vërehet aty, është përdorimi i një gjuhe dhe fjalori më të butë e me dykuptimësi, që sipas interpretimit të njohësve të kësaj fushe, vjen si rezultat i dëshirës së Brukselit që të mos i pengojë negociatat e Stabilizim-Asocimit.

RCCOLA

Por, pavarësisht kësaj mbulese që i është bërë Kosovës për dështimet e saj në përmbushjen e kritereve fillestare drejt procesit të gjatë të integrimit evropian, megjithatë raporti konstaton se Kosova nuk ka bërë gati asnjë hap të rëndësishëm… (Tribuna).