Hidromorava

Kosova me bazë të mirë ligjore anti korrupsion, por nuk zbatohet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Kosova ka pakon ligjore më të përparuar se të gjitha vendet në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe mbrojtjen e informatorëve, mirëpo pamundësia e aplikimit të këtyre ligjeve, po bën që vendi të jetë ende në renditje të vendeve me probleme në korrupsion. Kështu është thënë në tryezën e organizuar nga Lëvizjes Fol në lidhje me këto çështje, transmeton KTV.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se në Kosovë ka korrupsion, por nuk duhet të fshihet edhe fakti se është duke u luftuar kjo dukuri nga institucionet kompetente. Kuçi ka thënë se për mbi 95% të rasteve për korrupsion janë dhënë dënimet.

Mobi Casa

Ai ka kërkuar nga shoqëria civile bashkëpunim më të ngushtë për luftimin e këtyre dukurive dhe për të bindur njerëzit që të informojnë gjykatat për rastet korruptive. Ndërkaq, nga mediat ka kërkuar që të dallojnë aktakuzën dhe aktgjykimin.

Në hulumtimin e bërë nga Lëvizja Fol ka dalë se mbi 73% të zyrtarëve publikë janë në dijeni për ligjet kundër korrupsionit, 6% nuk dinë për të, kurse 15% nuk janë në dijeni se Kosova ka ligje të tilla.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.