United Hospital

Kosova luan kundër Maqedonisë së Veriut me VAR

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

UEFA ka vendosur që sistemi VAR të përdoret në ndeshjet e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, të cilat do të luhen në muajin mars 2020. Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndonjëherë me sistemin VAR, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, Federata Evropiane e Futbollit – UEFA ka vendosur që në ndeshjet e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, të cilat do të luhen në muajin mars të vitit 2020, të përdoret sistemi tashmë i famshëm VAR, i cili i korrigjon gabimet e referëve.

ARKATANA

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është pajtuar që ta përdorë sistemin VAR në Play-Offin e ardhshëm për kualifikim në Evropian, që mbahet në muajin mars 2020, por edhe në kualifikimet evropiane për Botërorin e ardhshëm, lëndë e cila do të aprovohet nga FIFA dikur më vonë”, njofton shtëpia e futbollit evropian.

Kosova do ta kërkojë kualifikimin në Euro 2020 përmes Ligës së Kombeve.

“Dardanët” shpresojnë ta mposhtin Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “Play-Offit” dhe më pas ta fitojnë edhe finalen, kundër Gjeorgjisë ose Bjellorusisë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.