Eko Higjiena

Kosova Lindore solidarizohet me dhembjen e popullit amerikan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bujanoc- Partia Demokratike Kombëtare, me shqetësim të thellë është duke i përcjellë fatkeqësitë e mëdha, të cilat po ua sjell uragani “sandy”, banorëve të Bregut Lindor të SHBA-ve, duke u shkaktuar dëme materiale dhe viktima në njerëz thuhet në ngushëllimin e PDK-së në Bujanoc.

PDK me rastin e stuhisë, e cila ka vënë në rrezik sigurinë e miliona qytetarëve amerikanë, i shpreh ngushëllime Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe popullit amerikan, duke ndjerë keqardhje dhe njëkohësisht duke u solidarizuar me dhembjet e tyre.

Fundamenti

“Shqiptarët e Kosovës Lindore e ndiejnë në shpirt e zemër dhembjen për fatkeqësinë natyrore, e cila ka goditur Amerikën dhe popullin e saj, në mesin e të cilëve gjenden edhe shqiptarët, të cilët krah për krah amerikanëve do t’i tejkalojnë këto fatkeqësi natyrore, thuhet mes tjerash në mesazhin e ngushëllimit drejtuar presidentit Obama dhe popullit amerikanë, të nënshkruar nga kryetari i PDK-së, Nexhmedin Saqipi./rajonipress/