ARKATANA

Kosova lëshon pe përballë strukturave paralele

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas një dialogu maratonik që zgjati më shumë se 10 orë, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, arritën në Bruksel Marrëveshjen për Njohjen reciproke të Certifikatave për Transportin e Mallrave të Rrezikshme, të njohura si ADR.

Po ashtu u arrit edhe marrëveshja që Kosova të mos i pengojë serbët kosovarë që të hyjnë në territorin e Kosovës edhe me letërnjoftime të lëshuara nga strukturat paralele serbe. Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar, por edhe më 18 prill të këtij viti, Qeveria e Kosovës mori masat e reciprocitetit, duke mos lejuar hyrjen e serbëve me dokumente të lëshuara nga struktura ilegale. Pas këtij vendimi Brukseli kërkoi takim urgjent të të dyja palëve në Bruksel, duke i detyruar kosovarët të tërhiqen nga vendimi.

Hidromorava

Përmes një komunikate të lëshuar, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se pas rreth njëzet orë bisedimesh, në një atmosferë të rëndë dhe të tensionuar, është arritur Marrëveshja për Njohjen reciproke të Certifikatave për Transportin e Mallrave të Rrezikshme ADR në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Sipas ministres Tahiri, kjo Marrëveshje konfirmon se Serbia ka njohur shtetin e Kosovës në fushën e transportit të mallrave të rrezikshme. “Me këtë Marrëveshje, të dyja shtetet janë pajtuar për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, sipas konventës së OKB-së për certifikatat e ADR-së (certifikatat për vozitësit dhe certifikatat për automjete) dhe të standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për transportin e mallrave të rrezikshme”, ka theksuar Tahiri./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.