Fundamenti

Kosova legalizon ilegalët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kompania energjetike serbe “Elektrokosmet” është pranuar nga Qeveria e Kosovës që të faturojë dhe të furnizojë me energji elektrike katër komunat veriore të Mitrovicës. Kjo ka dalë nga marrëveshja e fundit mbi energjinë dhe telekomin, arritur në Bruksel të dielën mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

“Elektrokosmet” është cilësuar kompani ilegale nga institucionet e vendit, e cila deri më tani i ka shkaktuar miliona euro humbje buxhetit të Kosovës, pasi që përveç ndërhyrjes me energji elektrike ajo ka mbledhur fatura edhe nga banorët që janë furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Çështja e energjetikës dhe e telekomit, ka tri vite që po diskutohet mes Prishtinës dhe Beogradit, në Bruksel derisa të dielën e fundit është lajmëruar se është arritur një kompromis. Por, si çdo marrëveshje paraprake edhe mbi këtë të fundit nuk janë dhënë detaje. Lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes, me ç’rast palët po vazhdojnë me versionet e tyre ndryshe prej njëra tjetrës, duke krijuar kështu konfuzion në opinionin publik.

FIDANISHTJA

Sidoqoftë, burime të “Zërit” në Bruksel, bëjnë të ditur se sa i përket energjetikës, palët fillimisht janë dakorduar që “Elektrokosmet” kompani energjetike serbe që operon ilegalisht në veri, tash e tutje lirshëm të faturojë dhe furnizojë me energji elektrike katër komunat veriore në Mitrovicë.

Ndërsa, mbi telekomin janë pajtuar që deri në vitin 2015 Kosova të marrë kodin e saj ndërkombëtar telefonik dhe deri atëherë operatorët ilegalë serbë të operojnë lirshëm në Kosovë.

Mbi arritjen e kësaj marrëveshjeje, më 8 shtator (diel), në orët e mbrëmjes, ka njoftuar edhe ndërmjetësuesja e bisedimeve, Catherine Ashton. Sipas saj, ditët në vijim grupet punuese do të punojnë mbi zbatimin e marrëveshjes, për të cilën nuk ka dhënë detaje, pos që e ka përshëndetur.(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.