RCCOLA

Kosova këtë vit do të ketë rekomandim pozitiv për vizat

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, tha të premten në Prishtinë se beson që deri në fund të vitit Komisioni Evropian do të mund të rekomandojë se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave.

Hahn bëri të ditur se procesi i liberalizimit të vizave udhëhiqet nga progresi i proceseve, megjithatë sipas tij ka disa çështje të mbetura dhe se përpjekjet duhet intensifikuar më shumë.

Komisioneri Hahn tha se nuk mund me saktësi të jap ndonjë periudhë kur mund të lëvizin lirshëm qytetarët e Kosovës, por ai tha se duket shumë premtuese synimi i Komisionit Evropian që deri në fund të vitit t’ia dorëzojë Këshillit Evropian rekomandimin pozitiv për vizat.

Eco Higjiena

Ai nënvizoi se liberalizimi i vizave nënkupton se 28 vendet e BE-së duhet të kenë qëndrim pozitiv rreth kësaj.

Edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar për liberalizimin e vizave.

Ai tha Kosova pret që deri në fund të vitit të ketë rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/