GRANDEMALL

Kosova kërkon t’i jepet fund misionit të UNMIK-ut

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Zyrtarët e Kosovës kanë nisur të kërkojnë hapa konkretë për t’i dhënë fund misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK e ndryshimin e Rezolutës 1244 të OKB që hodhi bazat për misionin ndërkombëtar.

Por, një vendim mbi kërkesën e çdo ndryshim të rolit të UNMIK-ut do të duhet të bëhet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që përfshin Rusinë e Kinën që janë kundër njohjes së Kosovës. Serbia, e cila nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e republikës së shkëputur, do t’i kundërvihet gjithashtu një përpjekjeje të tillë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj tha për SETimes se misioni duhet të përfundojë.

“Mendojmë se janë përmbushur të gjitha kushtet që Këshilli i Sigurimit të marrë një vendim, të sjellë një rezolutë të re e ta përfundojë misionin e UNMIK-ut në Kosovë pasi ky (mision) nuk është i përdorshëm më. Eshtë i panevojshëm e jam shumë i sigurtë se OKB buxhetin që e ka në dispozicion të saj për Kosovën mund ta përdorë për vende të cilat ballafaqohen me krizë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se UNMIK mund të transformohet në një partner për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Wshtë koha që të fillohet një debat në një drejtim të tillë e të shihen mundësitë edhe në rrafshin politik, edhe mundësitë e tjera ligjore, edhe procedurale, sesi ky mision do të duhet të përfundojë në Kosovë”, tha ai.

Zëdhënësja e OKB-së Morana Song nuk deshi të komentonte përveç se të vinte në dukje se vendimi do t’i mbetet Këshillit të Sigurimit.

Hoxhaj tha se marrëveshja e Brukselit e arritur këtë vit midis Serbisë e Kosovës, në të cilën Serbia pranoi integritetin territorial të Kosovës, duhet të ishte një faktor në çdo diskutim të OKB-së mbi çështjen. Kosova gjithashtu nisi bisedimet këtë vit për nënshkrimin e një marrëveshje të stabilizimit e shoqërimit me Bashkimin Evropian.

FITORJA

UNMIK ka pasur një rol të rëndësishëm në Kosovë që nga ngritja e tij më 1999, tha Hoxhaj, por dobia e tij po i afrohet një fundi.

“E kemi thënë disa herë e do të këmbëngulim që UNMIK ta përfundojë punën e tij në Kosovë e Kosova të jetë anëtare e OKB-së dhe anëtare e sistemit të OKB-së”, tha Hoxhaj.

Zyrtarët e Beogradit kanë thënë se misioni duhet të qëndrojë i paprekur për të mbrojtur serbët në Kosovë.

“Të gjitha institucionet që mbajnë një status neutral përbëjnë një problem për Prishtinën sepse ajo shpreson për njohjen e pavarësisë nga komuniteti ndërkombëtar e nga Serbia gjithashtu”, tha Aleksandar Vulin, shef i Zyrës serbe për Kosovë në Beograd.

“UNMIK është një organizatë që ende ka rëndësinë më të madhe ligjore për Serbinë e në respektimin e vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e gjendjes në terren. UNMIK është gjithashtu kreu i të gjitha organizatave ndërkombëtare në Kosovë”, tha Vulin.

Seb Bytyçi, drejtori ekzekutiv i Institutit të Politikës Ballkanike, tha se nuk ka të ngjarë që OKB të ndryshojë rolin e UNMIK-ut.

“Vështirë të mendohet se një rezolutë që i jep fund UNMIK-ut mund të dalë për ta trajtuar çështjen e statusit të Kosovës. Nëse Rusia ndryshon metodën e saj ndaj Kosovës, ajo do të ishte e mundshme, por ajo nuk shihet në horizont. Gjithashtu, shanset që kjo çështje të vendoset në rendin e ditës të Këshillit të Sigurimit janë të vogla, duke patur parasysh krizat ndërkombëtare në rajone të tjera, sidomos në Lindjen e Mesme”, tha Bytyçi për SETimes./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.