Hidromorava

Kosova kërkon rezultat pozitiv kundër Armenisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pas pritjes së gjatë e të pakuptimtë në aeroportin e Yeravanit në Armeni, Përfaqësuesja A e femrave u akomodua në hotel “Metropol” dhe mbajti seancën stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Australi&Zelandë e Re 2023” kundër Armenisë, njofton FFK, shkruan Zeri.info.

Stërvitja u shtrua bazuar në analizën paraprake të ndeshjes Shqipëri-Armeni, nga e cila përzgjedhësja Afërditë Fazlija dhe shtabi teknik provuan të gjitha taktikat e mundshme në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë.

Atmosfera brenda grupit është e mirë dhe vashat janë të motivuara për fitore në mënyrë që sa më parë të harrohet humbja e thellë nga Kombëtarja e Belgjikës të enjten e kaluar.

Ndeshja e nesërme kundër Armenisë zhvillohet në orën 16.00 sipas kohës së Kosovës.

FIDANISHTJA

Deklaratat pas stërvitjes

Edonë Kryeziu, kapitene
Kemi arritur të përgatitemi maksimalisht. Në ndeshjen me Belgjikën kemi pasur gabime e lëshime, prandaj besoj që këto gabime nuk do t’i përsërisim dhe shpresoj e besoj në fitore dhe në shtëpi do të kthehemi me tri pikë.

Erletë Mehmeti, futbolliste
Jemi përgatitur maksimalisht. Atmosfera në grup është shumë e mirë. Kemi luajtur ndeshje të fortë me Belgjikën dhe kemi nxjerrë mësimet e duhura nga kjo ndeshje, ndaj besoj në rezultat pozitiv. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.