Uji Dea

Kosova kërkon ndihmë për infrastrukturë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shteti i Kosovës do të marrë edhe një ndihmë nga konferenca e donatorëve që do të mbahet në Berlin ditët në vazhdim. Nga kjo konferencë pritet që Kosova të përfitojë projekte të mëdha për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe fusha me rëndësi për jetën e qytetarëve.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka hartuar një strategji ku do t’i ojrentojë investimet e donatorarëve. Kryesisht janë rrugët dhe hekurudhat që kjo ministri e ka pa të arsyeshme që të investohet. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka thënë për gazetën Tribuna se një pjesë e projekteve që kanë mbetur në gjysmë do të vazhdohen me ndihmën e donatorëve dhe një pjesë e rrugëve magjistrale do të zgjerohen.

Hidromorava

Ministri Ismajli ka thënë se i kanë përzgjedhur projektet që do të prezentohen në Berlin nga shteti Kosovës. Projektet që do të prezentohen janë kryesisht infrastrukturore, duke filluar nga autostrada, vazhdimi i autostradës për Merdarë-Nish./Tribuna/