GRANDEMALL

Kosova kërkon emisar evropian për të pagjeturit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Çështja e të pagjeturve, ndonëse qe paralajmëruar si një nga temat kryesore para se të niste dialogu Kosovë-Serbi, vazhdimisht është anashkaluar. Tema është diskutuar njëherë në kuadër të dialogu teknik, por pa sukses për shkak të hezitimit të palës serbe.

Ajo është diskutuar edhe në takimin e parë të kryeministrave, por sërish pa ndonjë rezultat. Pala kosovare shpreson që hera e tretë të jetë përpjekja kur edhe pala serbe do të bindet se e vërteta për personat e pagjetur duhet të thuhet.

FITORJA

Zv/kryeministrja Edita Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës është në njohuri të dëshmive për bartjen e trupave të të vrarëve nga Kosova dhe për dyshimet se disa nga këta trupa mund të kenë përfunduar në shkritore të ndryshme. Ajo ka thënë se çështja e të pagjeturve do të ringritet menjëherë pasi të përfundojë afati zyrtar i zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.

“Çështja e të pagjeturve ka qenë një temë në dialogun teknik. Por vetëm njëherë është trajtuar në qershor të vitit 2011. Është diskutuar pastaj edhe në takimin e parë të dy kryeministrave. Kryeministri Thaçi e ka shtruar këtë temë dhe ka kërkuar që një emisar special i BE-së ta marrë këtë çështje. Qëllimi ynë është që BE-ja të përfshihet në këtë proces që të ketë rezultate të shpejta”, ka thënë Tahiri.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.