Kosova kërkon 33 ndryshime në legjislacionin për Gjykatën Speciale
Autoritetet kosovare kanë shprehur mospajtimin me përmbajtjen e dy amendamenteve kushtetuese të sponsorizuara nga Bashkimi Evropian përkitazi me Gjykatën Speciale dhe me një pjesë të konsiderueshme të Projektligjin për të njëjtën gjykatë.
Janë dhënë 14 propozime për ndryshime në amendamente dhe 21 vërejtje për projektligjin.
Ekipi teknik i krijuar nga presidentja Atifete Jahjaga dhe i drejtuar nga ministri Hajredin Kuçi, ka shqyrtuar të gjitha ndryshimet kushtetuese dhe legjislative të propozuara nga BE-ja, dhe ka listuar një numër mospajtimesh, të cilat gazeta i ka publikuar në numrin e shkuar.
Raporti 18-faqesh i këtij ekipi, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, përmban edhe propozimet për riformulim të amendamenteve paragraf për paragraf. Gjithsej janë 33. Ato do t’i paraqiten Brukselit zyrtar të enjten./koha/


