Mobi Casa

“Kosova këmbëngul në Përfaqësuesen e vet”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova është shtet i pavarur nga shkurti i vitit 2008, por Përfaqësuesja e tyre ende nuk është njohur zyrtarisht. Shteti i vogël i Ballkanit po bënë përpjekje për t’u anëtarësuar në FIFA, por Federata e Serbisë dhe UEFA nuk po e lejojnë këtë. Sidoqoftë, miqësoret kundër anëtarëve të FIFA-s janë të mundura. Por, ëndrra e madhe për pjesëmarrje në Kampionatet Evropiane dhe Botërore për kosovarët mbetet e parealizuar.

“UEFA dhe Federata e Futbollit e Serbisë duan t’i sigurojnë të gjithë se ëndrra e Kosovës nuk do të bëhet realitet. Përderisa shumë vende nuk e kanë njohur shtetin e vogël të Ballkanit, situata sportive mbetet e vështirë”, shkruan ‘sport.ch’, e cila në foto ka vënë takimin e para dy viteve, Franz Bekenbauer – Behgjet Pacolli.

FIDANISHTJA

Në votimet e UEFA-s më 2012-n, më shumë se gjysma e votuesve u shprehën kundër Kosovës. Gjithashtu, Federata e Futbollit e Serbisë, insiston që shteti më i ri në Ballkan të mos ketë Përfaqësuese të veten. Anëtarësimi në UEFA e FIFA do të ishte ilegal pa anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara….(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.