Eko Higjiena

Kosova, kampion i mostransparencës!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kosova është i vetmi vend në rajon dhe Evropë që mund të “mburret” me papërgjegjësi politike dhe mungesën e transparencës, që nuk e njeh institucionin e dorëheqjes si akt moral.

Padyshim se skandalet e njëpasnjëshme nëpër dikasteret qeveritare që flasin për përfshirjen e emrave të mëdhenj të politikanëve në afera korruptive, janë tregues i qartë për brishtësinë e demokracisë në Kosovë, shkruan “Zëri”.

Uji Dea

Të paktën ky është vlerësim i analistëve në Prishtinë, por edhe i spektrit politik opozitar, ku vlerësohet se politikbërja e Kosovës duke filluar nga “kupola” e shtetit e deri të nëpunësit nuk e njohin “standardin” e dorëheqjes, pavarësisht faktit se flitet për përfshirjen e figurave më kyçe në afera korruptive milionëshe.

E kjo u dëshmua edhe së fundmi me keqpërdorimin e 1.4 milion eurove të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me të cilat do të duhej të paguhej kompania austriake “Osterreische Staatsdruckerei” për prodhimin e mijëra pasaportave kosovare kosovare, por që në fakt janë “avulluar”, duke shkuar në xhirollogari të shtetases gjermane.