Uji Dea

Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se komiteti i ministrave të shteteve anëtare me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë”, ka deklaruar Kurti.

Eco Higjiena

Gjithashtu, kryeministri ka falenderuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për punën e pandërprerë.

“Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”. /Telegrafi/