Kosova ka vite që ka zënë vend në diplomacinë e Rusisë, thotë Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, njëherësh njohës i politikës ruse, Islam Lauka, ka thënë se çështja e Kosovës ka disa vite që ka zënë vend në diplomacinë ruse.
Ai ka thënë se Kosova për këtë nuk ka fituar njohje nga të gjitha shtetet, sepse kundërshtar i kësaj është Rusia.
Lauka në “Zona B” të Klan Kosova ka pohuar se ka pasur momente edhe nënvlerësimi të Rusisë, por që tani kanë kaluar në mbivlerësim duke vlerësuar se shteti rus ka trashëguar një potencial me peshë globale nga ish-Bashkimi Sovjetik.
“Ne kemi një rezolutë që ka vulën e Rusisë në Këshillin e Sigurimit dhe për fat të keq edhe në Kosovë edhe në Shqipëri nisur nga disa deklarata të Putinit ka një moskuptim një keqinterpretim bile edhe një entuziazëm naiv te disa analistë sikur Putini është shprehur që Kosova ka ligjshmëri për pavarësinë e saj edhe Krimeja ka ligjshmërinë e vet”, ka pohuar Lauka.