GRANDEMALL

“Kosova ka nevojë për Amerikën, jo Serbia”, Gjini kritikon Kurtin për qasjen ndaj SHBA-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin lidhur me qasjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjini tha se Kurti është shumë larg të vërtetës, njashtu shton dhe për ministren e jashtme në detyrë, Donika Gërvallën.

“Sot Serbia e ka qeverinë, i ka disa politikanë të shkathët, nuk po them më të mirët në botë por disa të shkathët i ka, ka kryeministër, ka ministër të jashtëm, të cilët sot janë në punë. Domethënë ata i vendosin kontaktet [me SHBA-në], ata kryejnë lobimin e pjesës së vet, e bëjnë argumentin e vet, ne nuk kemi kush me na i bo argumentet, për shkak se edhe këtë ministren që e kemi në detyrë nuk dinë me i bë këto argumente, është larg realitetit politik e gjeopolitik e çfare dush. Po aq më tepër edhe kryeministri i Kosovës është shumë larg të vërtetës”, tha politikani Klankosova.tv.

Pas deklaratës së presidentit Donald Trump se ai ka ndalur një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Gjini tha se Kurti shumë shpejt i vendosi kushte SHBA-së.

ARKATANA

“Gjëja e parë që bëri është me tregu që është duke u bërë gati për zgjedhje dhe i vendosi kushte Amerikës menjëherë”, u shpreh Gjini.

Ai shton se Kurti është dashur të ketë një deklaratë të sofistikuar dhe të mençur, e jo t’i jepte kushte Trumpit.

“Nëse ky njeri nuk është pjekur në këto pesë vjet, nuk ka me u pjek kurrë”, tha kështu Gjini për kryeministrin në detyrë.

Tutje, Gjini tha se është Kosova ajo që ka nevojë për Amerikën, e jo Serbia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.