Eko Higjiena

Kosova ka humbur raste të shumta për investime

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Fondacioni i Kosovës për shoqëri të hapur “KFOS” dhe Instituti për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”, kanë organizuar të martën panelin e radhës të Forumit 2015, me temën “Trajtoje me kujdes! Është pronë e qytetarëve – Transparenca dhe investimet kapitale në Kosovë”, gjatë së cilës u vlerësua se investimet kapitale dhe transformimet e pronave publike në vend kanë të përbashkët jotransparencën, kostot e transaksioneve, mungesën e studimeve dhe anashkalim nga Kuvendi, mungesë të monitorimit dhe papërgjegjësi korporative.

Në këtë tryezë që kishte për qëllim përmirësimin dhe informimin e politikëbërësve, si dhe akterëve tjerë të shoqërisë lidhur me procesin e implementimit të investimeve më të rëndësishme kapitale në Kosovë, u publikuan edhe katër raporte “PTK-nga agimi deri në muzg”, “Koncensionimi i aeroportit”, “Privatizimi në sektorin e energjisë” dhe “Rruga 6: Autostrada Prishtinë-Shkup”.

Ky projekt synon që të nxisë përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies duke promovuar kështu qeverisje të hapur dhe politikëbërje transparente, është i fokusuar në investimet më të mëdha kapitale në Kosovë dhe është implementuar nga Instituti Riinvest dhe organizata “Çohu”.

Kryetari i Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, Muhamet Mustafa, duke folur në veçanti për kontratën e punës, tha se Kuvendi i Kosovës duhet të monitoroj zbatimin e kësaj kontrate, pasi që sipas tij, deri më tani kontrata është neglizhuar shumë nga institucionet.

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, e cila foli për tërheqjen e investitorëve të huaj nga Kosova, tha se vendit i mungon një shoqëri kredibile dhe e përgjegjshme në mënyrë të tërheq investitore.

Ajo theksoi se Posta dhe Telekomi i Kosovës është sinonim i qartë i nepotizmit dhe e quajti procesin e privatizimit të KEDS-it plotësisht jotransparent i cili është mbajtur larg Kuvendit të Kosovës.

FIDANISHTJA

Visar Ymeri, zëvendëskryetar i Komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, tha se nëse interesi publik është cenuar që në zanafillë të një projekti, atëherë vështirë se mund të kthehet më prapë.

“Problemi i keqmenaxhimit është tek qeveria e cila e keqmenaxhon atë vazhdimisht. Asetet publike në Kosovë janë keqpërdorur në dëm të qytetarëve dhe në të mirë të interesave të vet personave të caktuar”, ka thënë ai.

Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest, vlerësoi se Kosova ka humbur raste të shumta për investime nga jashtë që, siç tha ai, do ta ndryshonin jetën e qytetarëve dhe do të lehtësonin zhvillimin e vendit.

Në raportin “PTK-nga agimi deri në murg” thuhet se që nga hyrja e operatorit të dytë të telefonisë mobile në 2007, PTK-ja ka shënuar tkurrje linerare të përqindjes së përdoruesve të telefonisë mobile por edhe të përqindjes së të hyrave. Ky trend negativ ka ardhur si pasojë e konkurrencës në treg, por edhe si rrjedhojë e ndërhyrjeve të ndryshme politike, atyre të industrisë se telekomunikacionit dhe aktorëve tjerë ndërkombëtare. PTK e ka pasur pothuajse të pamundur përballimin e konkurrencës shumë të ashpër të ardhur nga dy operatorët e telefonisë mobile.

Në raportin “Koncensionimi i aeroportit” thuhet se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës para koncensionimit të vitit 2011, me gjithë vështirësitë dhe keqmenaxhimit të raportuar, ka pasur një gjendje të qëndrueshme, e cila jo vetëm që i ka siguruar aeroportit operim efikas, por edhe i ka siguruar mundësi për investime kapitale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.