UBT

Kosova jashtë BE-së, fajtorë institucionet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Politika kosovare nuk po e bënë punën e saj si duhet. Fakt për këtë konsiderohet mos hyrja e Kosovës në BE.

Kështu Fondacioni kosovar për shoqëri civile, ka prezantuar sot një hulumtim, në të cilin shihen disa nga arsyet e mos hyrjes së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, Venera Hajrullahu, drejtore ekzekutive e KCSF-së, tha se edhe pse Kosova çdoherë ka pasur politikanë me përvojë, vazhdon që edhe pas sa viteve të mbetet vend jo i pranuar nga 5 vende pjesë e BE-së dhe njëkohësisht vend i izoluar.

RCCOLA

Ndërkaq, kryetarja e komisionit parlamentar për integrime europiane Teuta Sahatqiu, tha se njëra prej arsyeve që Kosova ndodhet në pozitë të pafavorshme është se nuk ka kordinim mes grupeve punuese për hyrje në BE.

Ndërsa, shefi i BE në Kosovë, Samuel Zbogar fajësoi Qeverinë për mos hyrjen e Kosovës në Bashkimin Evropian./zeri/