Kosova ime

Oj Kosovë n’dorë t’kujt ke mbet, po thomë zotë s’është e vërtet.
Të kanë lënë n’borë e nëpër shi, largoj djemt me xhipa t’zi.
Flamurin ta ruajmë n’diasporë
se këta djemtë ta ndërruan me zorrë.
Ty Kosovë t’kanë izolu
as bijtë tu s’mun me i vizitu.
Zgjohu Nenë e mos ke frikë
se krejt rinia do me t’ik.
Po të lënë qorr, pa dituri
këta djemtë me xhipa t’zi.
T`i prej sulltanëve je çlirue
tash djemtë e tu janë tu t’sundue.
Shefat tu, blejnë vila e Pallate
gojën plot fjalë demokrate.
Ditën marrëveshjeve e pazare
natën me popull bojn hajgare.
Për ditë dreka e takime
s`ka gjë nga ta, për veç premtime.
Qohu Nenë sa su bë vonë
se edhe diellin ta kanë nxonë.
Gjumi natës s`po më zen
kjo moj Nenë nuk është rren.
Arben Kurteshi, Zvicër