Fundamenti

Kosova i përket familjes evropiane, familjes së vlerave perëndimore dhe në këtë rrugëtim nuk ka kthim prapa

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Brdo – Në Samitin e Brdo-së që po mbahet në kuadër të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi përkushtimin dhe angazhimin e Kosovës në forumet dhe iniciativat e bashkëpunimit rajonal, me qëllim të arritjeve të standardeve të duhura për Kosovën dhe rajonin drejt integrimit të plotë në strukturat evropiane.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Slloveninë dhe Kryeministrin e saj Miro Cerar për kryesimin e këtij viti të SEECP dhe për rolin lehtësues në forcimin e bashkëpunimit rajonal.
“Procesi i Bashkëpunimit i Evropës Juglindore i themeluar mbi parimet e vizionit për të ardhmen dhe për barazinë, po jep rezultate konkrete në procesin e përafrimit dhe integrimit të vendeve të Evropës Juglindore, duke ruajtur njëkohësisht vlerat e përbashkëta shoqërore, historike dhe gjeografike. Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për marrëdhënie të mira me vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe po vazhdon përpjekjet për të vendosur raporte të mira fqinjësore edhe me Serbinë. Kosova i përket familjes evropiane, familjes së vlerave perëndimore dhe në këtë rrugëtim nuk ka kthim prapa”, tha Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij gjatë këtij samiti.

Kryeministri Haradinaj foli edhe për qëndrimet dhe angazhimet e shtetit të Kosovës për forcimin e bashkëpunimit dhe besimit rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin dhe sigurinë, marrëdhëniet e zgjeruara ekonomike, luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër terrorizmit.

SEECP është një proces rajonal i institucionalizuar i koordinuar nga shteti që mbanë kryesinë në detyrë. Misioni i tij kryesor është të nxisë perspektivën e BE-së për Evropën Juglindore dhe të punojë drejt lidhjes, sigurisë, stabilitetit dhe përparimit ekonomik të rajonit.

FIDANISHTJA

“Kosova po e dëshmon përkushtimin e saj në ndërtimin e raporteve korrekte me fqinjët dhe vendet e Evropës Juglindore, duke qenë pjesë dhe kontribuar në nismat dhe angazhimet e përbashkëta, në të mirë të paqes dhe të ardhmes”, tha Kryeministri Haradinaj.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) filloi në vitin 1996 në Sofje me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe besimin rajonal. Pjesëmarrës në SEECP janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia dhe Sllovenia.

Kosova do të jetë kryesuese e SEECP në vitin 2019 -2020./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.