Fundamenti

Kosova i nis kualifikimet në mënyrën më të keqe, mposhtet bindshëm nga Suedia

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kosova është mposhtur bindshëm 3:0 nga Suedia, në ndeshjen e saj hapëse në kualifikimet për Kupën e Botës 2022, e cila u përshkua nga gabime shumë të kushtueshme në mbrojtje.

Ludëig Augustinsson dhe Alexander Isak nga një herë në pjesën e parë dhe Sebastian Larsson nga penalltia në pjesën e dytë shënuan për t’ia siguruar Suedisë fitoren ndaj Kosovës të dielën në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Kosova po vinte e motivuar në këtë takim, pasi e kishte mposhtur Lituaninë 4:0 në një ndeshje miqësore në mesjavë, por e vetedjshme që mungesat e mëdha si kapiteni Amir Rrahmani, Ibrahim Dresevic në mbrojtje, Valon Berisha e Herolind Shala në mesfushë.

Pas një fillimi pozitivë në dhjetë minutat e parë, kur Muriqi patoi mundësi t’ia dhuronte kombëtares dardane një epërsi të hershme, vizitorët përfituan nga një gabim i portierit veteran Samir Ujkani, i cili e braktisi portën me vonesë duke ia mundësuar Zlatan Ibrahimovicit të pasonte për Augustinsson, i cili shënoi në portën boshe.

Ujkani zuri vendin e portierit të parë vetëm pas përjashtimit nga Kombëtarja të portierit startues, Arijanet Muric, i cili për mungesë disipline u dërgua në shtëpi.

Muriqi ka mundur ta barazonte rezultatin pas gjysmë ore lojë, por goditja e tij me kokë përfundoi pranë shtyllës së djathtë të portës suedeze.

Fundamenti

Kur Kosova po gjente çastet të mira, një gabim tjetër në mbrojtje i kushtoi me gol.

Gabimi i dyshes së mbrojtjes Benjamin Kololli dhe Florent Hadergjonaj i dha mundësinë Isakut të gjuajë nga afërsia dhe ta mposhtë Ujaknin duke ia kaluar topin mes këmbëve në minutën e 35-të.

Verdhekaltrit ishin të pafuqishëm të bënin diçka në pjesën e dytë, ndërkohë që Suedia e shënoi golin që e vulosi triumfin e saj të rëndësishëm në vizitën e parë në Prrishtinë.

Milot Rashica e preku topin më dorë në zonë dhe gjyqtari pa ngurrur dha penallti për vizitorët.

Larsson e mposhti Ujkanin edhe nga pika e bardhë për tri pikët e dyta të Suedisë në dy ndeshjet e para në këto kualifikime.

Grupit B i prin Suedia me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja me katër dhe Greqia me një. Kosova dhe Gjeorgjia janë pa pikë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.