Hidromorava

Kosova i mëson sot kundërshtarët në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kosova do t’i mësojë sot kundërshtarët e vet të ri në edicionin e tretë 2022/23 të Ligës së Kombeve, në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.

Shorti i për fazën e ligës së edicionit të tretë të Ligës së Kombeve do të bëhet në orën 18:00 dhe atë mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Gazetën Express.

Kombëtarja e Kosovës është pjesë e Ligës C – kategoria e tretë apo niveli i parafundit i futbollit në këtë garë – ku ishte promovuar pas edicionit të parë 2019/20.

Verdhekaltrit kishin përfunduar në vendin e tretë, të parafundit në Grupin 3 të Ligës C edicionin e kaluar, duke i shpëtuar rënies në Ligën D për pak.

Edhe në edicionin e tretë, Kosova pritet t’i ketë përafërsisht kundërshtarët e nivelit të njëjtë si në edicionin e kaluar.

FIDANISHTJA

Liga C do t’i ketë katër grupe me nga katër ekipe kombëtare.

Kosova është në vazon e tretë dhe ndër kundërshtarët e mundshëm të saj nga vazoja e parë do të jetë njëra mes Turqisë, Sllovakisë, Bullgarisë apo Irlandës Veriore. Nga vazoja e dytë, Kosovës shorti do t’i bjerë me njërin prej këtyre skuadrave: Greqia, Bjellorusia, Luksemburgu apo Maqedonia e Veriut.

Në vazon e katërt janë Ishujt Faroe, Gjibraltari dhe njëra mes Kazakistanit apo Moldavisë dhe Qipros apo Estonisë.

Derisa edicioni i dytë i Ligës së Kombeve ishte zhgënjyes për Kosovën, ai i pari e nxori në pah ekipin dardan në sytë e botës, pasi verdhekaltrit e udhëhequr në atë botë nga Bernard Challandes e kishin fituar Grupin 3 në Ligën D bindshëm, duke i mbledhur 14 pikë, pas katër fitoreve, dy barazimeve dhe asnjë humbjeje dhe një goldallim +13.

Kjo edhe ia kishte siguruar Kosovës promovimin në Ligën C, si njëra prej ekipeve kombëtare me paraqitjet më mbresëlënëse në edicionin inaugurues të garës së UEFA-s./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.